21.9 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Drilon Islami transferohet në Rumani tek CFR Cluj

- Advertisement -

Drilon Islami është larguar nga futbolli kosovar.

Mesfushori kualitativ do ta vazhdojë karrierën në Rumani.

Klubi i atjeshëm, CFR Cluj e ka zyrtarizuar sot transferimin e futbollistit të deridjeshëm të FC Prishtinës.

“Njihuni me transferimin e dytë të verës. Duke filluar nga sot, Drilon Islami është mesfushori ynë i ri. Të urojmë mirëseardhje,Drilon dhe shumë suksese me CFR Cluj”, njoftoi klubi rumun.

24 vjeçari kështu i dha fund eksperiencës dyvjeçare tek FC Prishtina, ku luajti me mjaft sukses, ndërsa së fundmi e fitoi Kupën e Kosovës me Bardhekaltrit.

Ai ka luajtur edhe për Dritën dhe Ferizajn në të kaluarën.

Të ngjashme

Të fundit