14 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Dreshaj për skemat pensionale: Çdo punëtor që ka kontribuar meriton pension edhe pa i pasur 15 vite punë para janarit t’99

- Advertisement -

Në seancën e sotme plenare, deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka kërkuar ndryshimin e projektligjit për skemat pensione të financuara nga shteti.

Sipas Dreshaj, çdo punëtor që ka kontribuar meriton të gëzojë pension edhe pa i pasur 15 vite punë.

Tutje, deputeti ka shtuar se kërkesa e tyre është që të largohet ky nen pasi shumë punëtorë ishin larguar dhunshëm nga vendet e punës

“Sot jeni këtu për të korrigjuar për një padrejtësinë për një nisëm legjitime për të cilën AKK ka iniciuar. Ndryshimi i ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, kërkojmë që ky nen të ndryshohet pasi,  që parasheh që secili kandidatë duhet t’i ketë së paku 15 vite punë para janarit të 99-së. Ne kërkojmë që të gjithë pensionist të gëzojnë pensionet për aq koha sa kanë kontribuar. Kërkesa jonë është që të largohet ky nen pasi shumë punëtorë ishin larguar dhunshëm nga vendet e punës. Këto punëtorë që u dëbuan dhunshëm në rrugë nga okupatori sot përsëri po u mohohet e drejta për pension”, tha Dreshaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit