4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Dreshaj: Me këtë draft të Asociacionit, Serbia është në Kosovë

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, thotë se draft-statuti i Asociacionit në shumë segmente cenon sigurinë dhe legjislacionin e vendit.

Sipas tij, ky draft nuk do të kalojë.

“Sikur qeverisja jonë të kishte hartuar një draft nga Kosova ta kishte dërguar në Bruksel, gjë që është kërkuar edhe nga ana e presidentit Biden, është potencuar edhe nga ana e presidentes tonë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Për këtë arsye na ka ardhur një draft që merre ose lere, që na mendojmë se në shumë segmente e cenon edhe sigurinë e vendit, e cenon edhe legjislacionin e vendit, ky është opinion i imi, pra nuk mendoj se është opinion i subjektit politik”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Dreshaj thotë se me këtë draft “Serbia është në Kosovë”.

“Mendoj se me këtë draft Serbia është në Kosovë. Kosova së pari duhet të ketë një sigurim territorial, dy – duhet të ketë një kushtetutshmëri të siguruar, një legjislacion vendor që funksionon në tërë territorin. Ky draft nuk e siguron, përkundrazi. Ky draft këto tri segmente i prek”, tha ai.

Ai tha se arsimi dhe shëndetësia konsiderohet si dy vija paralele serbe në Kosovë.

“S’po dua me fol për segmentin e arsimit dhe të shëndetësisë. Bie fjala arsimi dhe shëndetësia konsiderohen si dy vija paralele serbe në Kosovë. A do të kemi nesër edhe vijën paralele turke, paralele rome. Veç shqiptarët le të mbesin pa vija paralele të veta, pra si në arsim, si në shëndetësi. Mendoj se kjo qasje nuk është e drejtë, është qasje e cila duhet të mendohet mirë, për shkak se nesër problemet mund të ekzagjerohen ose mund të bëhen më të mëdha”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit