Dreshaj: LVV do zgjedhje, kërkon edhe bashkëpunues që t’ia bartë dështimet

- Advertisement -

Shemsedin Dreshaj nga AAK ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me situatën politike dhe mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja.

Sipas Dreshajt, nëse Vetëvendosje nuk do të kishte interes për zgjedhje, vendi nuk do të përballej me këtë situatë politike.

Ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1 theksoi se sipas tij, kjo parti “qëllimshëm po e çon vendin në zgjedhje”, duke shtuar se rezultati nuk është më çështja kryesore.

Dreshaj u bëri thirrje qytetarëve që, sipas tij, të reagojnë në mënyrë më të përgjegjshme në procesin zgjedhor.

“Shpresoj që këtë herë, qytetari i vendit do të jetë shumë më në nivel të detyrës dhe të ndëshkojë atë që po na e dëmton buxhetin e vendit në mënyrë të panevojshme”, deklaroi ai.

Ai gjithashtu kritikoi qasjen e Vetëvendosjes ndaj proceseve ndërkombëtare, duke përmendur dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen e Ohrit.

Sipas Dreshajt, mungesa e gatishmërisë për të marrë përgjegjësi në këto procese ka sjellë situatën aktuale politike.

“LVV-ja me pasë pas vullnet me marrë përgjegjësinë për proceset ndërkombëtare, siç është dialogu me Serbinë dhe marrëveshja e Ohrit nuk do të diskutonim sot, por loja që është duke e bërë kjo parti politike bashkë me akterët që i ka në subjekt është që gjatë rrugës së këtij procesi të ketë një bashkëpunues që ai ta bartë dështimin, ndërsa fitoret t’i mbajë për vete”, u shpreh Dreshaj.

Të ngjashme

Të fundit