-4.6 C
New York
Monday, March 3, 2025

Buy now

Dreshaj: Kurti gaboi në çdo hap me SHBA-të, marrëdhëniet u dëmtuan rëndë

- Advertisement -

Shemsedin Dreshaj i AAK-së, ka komentuar situatën e marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, duke theksuar se këto raporte janë shoqëruar me lëndime të rënda, sidomos për shkak të menaxhimit të politikave të qeverisë së Kurtit.

Ai për “Expose”, prodhim i GazetaBlic. theksoi se pas katër vitesh, marrëdhëniet me SHBA-në nuk mund të quhen normale dhe kjo ka ndikuar në zhvillimin e Kosovës.

“Mendoj se raportet ndërmjet SHBA dhe Kosovës kohët e fundit janë shoqëruar me lëndime të rënda, në veçanti të atyre kaheve që i kemi ndërtuar vite me radhë dhe një situatë e tillë ku një menaxhment katër-vjeçar nuk ka shance asnjëherë të kalojë pragun e derës së Shtëpisë së Bardhë, nuk mund të quhet se është marrëdhënie normale e Kosovës dhe SHBA-ve. Ne jemi pjestar të zhvillimeve që nga vitet 80-ta në Kosovë dhe kur gjithçka ka qenë e orientuar me syrin drejt SHBA-ve dhe tani të kërkojmë partneritete të reja lidhur me kahet e zhvillimit dhe kahet e rrugëtimit të Kosovës është për t’u diskutuar dhe për t’u analizuar mirë”, tha Dreshaj.

Dreshaj ka kritikuar kryeministrin Kurti për gabime të shumta në trajtimin e raporteve me SHBA-në, duke shtuar se qeveria e tij ka qenë shumë më e fokusuar në Bashkimin Evropian sesa në partneritetin me SHBA-në.

Ai apeloi që qeveria e ardhshme të marrë hapa të kujdesshëm dhe të koordinohet më mirë me SHBA-të.

“Mendoj se ardhja e një administrate të re mund të ndërroj shumëçka në drejtim të dinamikave, zhvillimit të proceseve, por raportet Amerikë-Kosovë janë shumë më të rëndësishme sesa prania e përzgjedhjes së një Kryeministri ose pranie e përzgjedhjes së një emisari të veçantë. Unë mendoj se ato agjendat kryesore të SHBA-ve lidhur me shtetndërtimin e mëtejm të Kosovës dhe promovimin e shtetit të Kosovës, nuk mendoj se do të ndërrojnë në mënyrë substanciale, pra ato do të jenë, por ne a do të jemi në valët e njëjta me ta apo jo, kjo varet prej nesh. Unë uroj që qeverisja që vjen do ti mat mirë hapat e mëtejm për shkak se hapat që janë marrë katër vitet e fundit kanë qenë hapa distancues dhe hapa ofendues ndaj SHBA-ve”, shtoi ai.

Kryeministri Kurti gaboi në secilin hap në raport me SHBA-të, ai ka ec nëpër minat e veta që i ka qit më herët, ai është dashur me kohë të ndalet dhe të mendoj dhe me kohë është dashur të dakoordohet me SHBA-të. Kurti në agjendën e tij katër-vjeçare që lam pas ka qenë shumë më tepër i fokusuar drejt Bashkësisë Evropiane sesa ndaj SHBA-ve përkundër faktit që ne si opozitë dhe AAK kemi insistuar çdoherë që asnjë trup negociuese të mos jetë pa SHBA-të”, përfundon Dreshaj për GazetaBlic.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit