6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Dreshaj kërkon nga qeveria që vaksinimi Anti-COVID të bëhet obligativ

- Advertisement -

Infektologu dhe deputeti nga radhët e AAK’së, Shemsedin Dreshaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për gjendjen me pandeminë, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta bëjë obligativ vaksinimin kundër COVID-19.

Infektologu dhe deputeti nga radhët e AAK’së, Shemsedin Dreshaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për gjendjen me pandeminë, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta bëjë obligativ vaksinimin kundër COVID-19.

Ai ka thënë se vaksinimi masiv ndihmon që të dalim nga situata e pandemisë, andaj sipas tij, vaksinimi duhet të bëhet obligativ sidomos për institucionet publike.

“Vaksinimi masiv është dalja nga situata. Numri aktual i të vaksinuarve brenda 24 orëve vetëm prej disa mijëra dozave është vërtetë brengosëse kur e dimë që kapacitetet i kemi mbi 20 mijë doza vaksinë për 24 orë. Ju rekomandojë që vaksimin ta bëni obligativ, në veçanti për institucionet publike, gjë që e kanë bërë shumë vende të Bashkësisë Evropiane dhe shumë vende të rajonit tonë, nga sot edhe Shqipëria”, ka deklaruar ai.

Dreshaj ka thënë se ditëve të fundit një numër i madh i punëtorëve shëndetësorë në Klinikën Infektive janë infektuar me virus.

Andaj ai ka thënë se në kohën kur më së shumti do të kemi nevojë për stafin mjekësor, do të jemi në mungesë të tij.

Tutje, Dreshaj ka paralajmëruar edhe rritje të numrit të pacientëve të hospitalizuar në ditët e ardhshme.

“Dihet sëmundja ndërlikohet rrallë para ditës së pestë, zakonisht nga dita e shtatë deri ditën e dhjetë, prandaj numri i rasteve të hospitalizuara pritet të rritet në katër pesë ditët e ardhshme e me to fatkeqësishtë edhe rastet që do të kenë ecuri të pafavorshme. Po thuhet që shumica e rasteve janë nën moshën 19-vjeçare, është e pritshme. Kjo grupmoshë është grupmosha më aktive që ka vendi dhe njëkohësisht nuk ka një shkallë të lartë të vaksinimit. E njëjta vlenë edhe për grupmoshën deri në 12-vjeç, këta as që i kemi pasur në program për t’i vaksinuar”, ka deklaruar ai.

Dreshaj ka thënë se sëmundja parandalohet me respektimin e distancës, mbajtjen e maskës dhe dezinfektimin e duarve, e jo me orë policore e shkurtimin e orarit të pandemisë.

“Sëmundja parandalohet me respektimin e masave standarte parandaluese, me respektimin e distancës, mbajtjen e maskës dhe dezinfektimin e duarve. Nëse këto nuk respektohen nga popullata, atëherë të kota janë masat shtrënguese kufizuese si ora policore dhe shkurtimi i orarit të gastronomisë”, ka shtuar ai./

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit