3.1 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Dreshaj i LDK-së për zhvillimet në Veri: Shteti nuk mbahet dhe nuk drejtohet me folklorizëm

- Advertisement -

Anëtari i LDK-së, Besart Dreshaj ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të fundit.

Veprimet e fundit në veri, sipas tij, janë sinjal i qartë se kah po shkon vendi.

“Shteti nuk mbahet dhe nuk drejtohet me folklorizëm, duhet të jemi të kujdesshëm për veprimet dhe vendimet tona dhe pasojat e tyre për tërësinë territoriale të vendit”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Veprimet e fundit të serbëve në veri të vendit, dorëheqjet e kryetarit, këshilltarëve komunal, stafit policorë, janë sinjal i qartë se kah po shkon vendi.

Shteti nuk mbahet dhe nuk drejtohet me folklorizëm, duhet të jemi të kujdesshëm për veprimet dhe vendimet tona dhe pasojat e tyre për tërësinë territoriale të vendit. Në këtë situatë, konsideroj se duhet unitet të plotë, Kryeministri të mbledhë spektrin politik në vend, të ftojë partitë parlamentare në takim – pozitë e opozitë pa dallim, në mënyrë që të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet tona, vendore e të jashtme, për të mbrojtur interesat tona shtetërore sot.

Po ashtu, cdo kordinim të bejë më  komunitetin ndërkombëtar, më mbi gjitha më aleatin tanë USA, që të bëjnë gjithë ç’është e mundur, për të shmangur kërcënimet e Serbisë dhe tensionet në veri të vendit.

Zoti e  bekoftë Republikën e Kosovës!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit