10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Dreshaj: Bizneset në gjendje ekzistenciale e disa në prag të falimentimit, shkak mungesa e Bordit të KPMM-së

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës (LBK), Besart Dreshaj, ka thënë për Ekonomia Online se shumë biznese janë “gjendje ekzistenciale” e disa edhe në prag të falimentimit, shkaku i mungesës së Bordit të Komisionit Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Ai ka thënë se deklarimet e Qeverisë për rritje të qarkullimit nga bizneset në vend nuk është reale dhe se klima e të bërit biznes në Kosovë është përkeqësuar.

Dreshaj ka deklaruar se gjendja e bizneseve në Kosovë është më e keqja se në vendet e rajonit dhe se kjo ka ndikuar edhe në uljen e numrit të investitorëve të huaj.

“Ne një herë duhet që të bëjmë një analizë pak më të detajuar, duke analizuar se cilat janë kompanitë të cilat kanë falimentuar gjatë vitit 2023 dhe kapaciteti i tyre të cilat kanë qenë me numrin e të punësuarve dhe me zhvillimin dhe qarkullimin e tyre vjetore. Me mënyrën e funksionimit të sektorëve të ndryshëm qoftë edhe të prodhimit, atëherë ne nuk duhet ta marrim këtë si lajm pozitiv që ka rritje me mbi 4 për qind. Por ne mund të themi që në Kosovë për fat të keq të bërit biznes është përkeqësuar, është përkeqësuar duke krahasuar me shtetet tjera të regjionit. Ne sot nuk ofrojmë kushte të volitshme për të ardhur investitorët potencial në Kosovë. E nuk diskutohet fare për zhvillimin ekonomik, apo për zgjerimin e bizneseve në Kosovë”, ka thënë Dreshaj.

Situatën e bizneseve, Dreshaj e quan ekzistenciale dhe në prag të falimentimit. Dëm të madh, ka thënë se po i bën edhe mungesa e Bordit të KPMM-së.

“Ne kemi takime të vazhdueshëm me biznese në Kosovë dhe bisedat të cilat i zhvillojmë vazhdimisht ne mund të themi që gjendja e bizneseve është pothuajse në shumicën e sektorëve është vetëm mbijetesë, janë në prag të falimentimit sepse gjendja në të cilën gjendemi, është një gjendje jo e favorshme për të bërë biznes. Shumë sektor të cilët janë në prag të falimentimit. Për shembull për shkak të jo menaxhimit të mirë të Qeverisë dhe Parlamentit, kemi sot bordin e KPMM-së i cili është i paformuar dhe si rezultat i tyre shumë biznese janë në prag të falimentimit sepse mbi një vit pothuajse nuk janë duke punuar në fushat e veta si sektor. Ato janë makineritë e rëndë që kanë kosto të lartë të mirëmbajtjes, kemi të bëjmë më kompani të zhavorrit, kem të bëjmë me kompani të betonjerkave, në fushat e mineraleve”, ka thënë ai.

Kritika ka edhe për mungesë implementimi të Ligjit për Investime Strategjike. Me këtë rast, Dreshaj ka deklaruar se mungesa e këtij Ligji tregon se Kosova nuk ofron “kushte potenciale investitorëve për të ardhur e për të investuar në Kosovë”.

“Kemi edhe stagnim të ligjit për investime strategjike, i cili ligj është themeluar në Parlamentin e Kosovës në vitin 2017 dhe nga ai vit nuk kemi farë plotësim-ndryshim. Si rezultat i mos implantimit të këtij ligji ne jemi një vend i cili nuk ofrojmë kushte potenciale investitorëve për të ardhur e për të investuar në Kosovë. Në Kosovë gjendja ekonomike është e rëndë dhe qeveria duhet ta kuptoj një herë e përgjithmonë sepse ekonomia nuk zhvillohet me deklarata mediale dhe ekonomia nuk duhet që të jetë prioritet një javor apo një mujor por ekonomi duhet të jetë prioritet i vazhdueshëm i qeverisë”, u shpreh

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit