Pas takimit që pati me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Ky i fundit para mediave tha se atyre nuk u është prezantuar drafti i Asociacionit, shkruan lajmi.net.
Siç tha Krasniqi, kanë marrë garanci nga Lajçak se i njëjti është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Ai tha se Kosovës duhet t’i hiqen sanksionet dhe se duhet të njoftohet në detaje për draftin, pasi sipas tij, “dreqi” fshihet në detaje.
“Sa më parë Kosovës t’i hiqen sanksionet sidomos pas sulmit të 24 shtatorit ku ishte e përfshirë edhe Serbia. Shqetësimet janë prezent ngase nuk jemi të njoftuar në detaje e siç thotë një shprehje ndërkombëtare ‘dreqi’ fshihet në detaje, e neve na duhet t’i shohim detaje”, tha ai para mediave.