0.8 C
New York
Saturday, January 17, 2026

Buy now

Drenicaku Qazim Osaj fiton dy medalje të arta në NEO Science Olympiad 2026 në SHBA

- Advertisement -

Nxënësi i klasës së 7-të nê Prishtinê, Qazim Osaj, ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm në garën ndërkombëtare NEO Science Olympiad 2026, e mbajtur në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke fituar dy medalje të arta, shkruan Scanner.

Qazimi u shpërblye me medalje tê artë në Matematikë dhe Shkencë, duke u dalluar mes konkurrentëve nga vende të ndryshme të botës. Ky rezultat dëshmon nivelin e lartë të dijes, përkushtimit dhe talentit të tij.

Kështu ka njoftuar Bedri Nika i LDK nê një status në Facebook, raporton Scanner.

Sipas tij, si një i ri nga Drenica, Qazim Osaj përfaqësoi me dinjitet shkollën, familjen dhe vendin, duke konfirmuar potencialin e madh që ka rinia jonë në fushën e shkencës dhe arsimit.

“Ky sukses vlerësohet si arritje e rëndësishme dhe motivuese për nxënësit e tjerë, si dhe dëshmi se puna dhe pasioni sjellin rezultate edhe në skenën ndërkombëtare” , shkruan Nika.

Postimi i plotë:

Rezultate të shkëlqyera në NEO Science Olympiad 2026 – Orlando, SHBA 🇺🇸

Me krenari të madhe ndajmë suksesin e jashtëzakonshëm të Qazim Osaj, nipi im, nxënës i klasës së 7-të, i cili ka shkëlqyer në garën ndërkombëtare NEO Science Olympiad 2026, të mbajtur në Orlando, SHBA.

🏅 Matematikë – Medalje e Artë
🏅 Shkencë – Medalje e Artë

Një Drenicak i vogël me talent të madh, që me dije, punë dhe përkushtim arriti të fitojë dy medalje ari në Amerikë, duke dëshmuar se suksesi nuk njeh kufij kur pasioni bashkohet me disiplinën.

Qazimi është shembull i qartë se rinia jonë ka potencial të jashtëzakonshëm dhe se e ardhmja është në duar të sigurta.
Urime kampion! Krenari për familjen, shkollën dhe vendin! 🌟🇽🇰

https://www.facebook.com/share/17htb87j5t/

Të ngjashme

Të fundit