Një person nga Skenderaji ka shtënë me armë zjarri dhe videon më pas e kishte shpërndarë në rrjetet sociale.
Policia ka kontaktuar me të dyshuarin dhe i njëjti e ka pranuar se posedon një armë të gjuetisë.
Lidhur me rastin, arma pa fishekë është konfiskuar, ndërsa dy të dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.