6.7 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Drenicaku ia sheh sherrin kojshikes: Ajo i shkakton dëm prej 10 mijë eurove nga zjarri i shkaktuar në tokën bujqësore

- Advertisement -


Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm ka ndodhur në një fshat të Skenderajt, ku për shkak të zjarrit janë shkaktuar dëme mijëra euro në pronën e një 57-vjeçari.

Burimet brenda komunës atje kanë bërë të ditur se inspektorët komunalë e kanë shtyrë qytetarin ta denoncojë rastin, pasi i njëjti kishte aplikuar për subvencione në drejtorinë e Bujqësisë.

Siç merr vesh sinjali, për shkak të zjarrit që një fqinje e tij kishte ndezur në pronën e saj, nga pakujdesia, flakët kanë përfshirë edhe pronën e tij, duke i shkaktuar dëme rreth 9500 euro.

Pas denoncimit të rastit, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku më pas me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti për shkaktim të rrezikut, ndërkohë që janë bërë ekzaminimet e nevojshme.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit