-1.1 C
New York
Tuesday, December 9, 2025

Buy now

Drenica zyrtarizon trajnerin Brdariq

- Advertisement -

Trajneri i mirënjohur, Thomas Brdariq ka marrë edhe zyrtarisht drejtimin e Drenicës.

Skuadra e Superligës së Kosovës, të martën ka zyrtarizuar Brdariqin, i cili në këtë post zëvendëson Bylbyl Sokolin e larguar.

“Sot, FC Drenica shkruan një faqe të re në historinë e futbollit tonë. Me krenari ju njoftojmë se kemi nënshkruar kontratë afatgjate me trajnerin ndërkombëtar Thomas Brdarić, një emër i madh i futbollit gjerman, ish-lojtar i Bundesligës dhe trajner i suksesshëm në disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë, ku ai ka arritur rezultate të jashtëzakonshme”, ka shkruar Drenica.

“Me përvojën e tij dhe me vizionin tonë të ri, FC Drenica sot hedh një hap të guximshëm drejt futbollit modern evropian. Me ardhjen e tij, ne e kemi afruar edhe më shumë Gjermaninë në Drenicë – një standard i ri profesional, një mentalitet i ri fitues dhe një energji e re për të ardhmen e klubit”.

Një bashkim i shpirtit drenicas me profesionalizmin gjerman, ka shkruar Drenica për angazhimin e Brdariqit.

Pritjet nga Drenica janë të mëdha me Brdariqin, i cili ka punuar si trajner te Shkëndija e Tetovës dhe Vllaznia e Shkodrës.

Të ngjashme

Të fundit