Udoyen Akpan, është sulmues i ri i zyrtarizuar te Drenica, ndërsa 26 vjeçari është lojtar që mund të luajë edhe si qendër-sulmues por edhe sulmues krahu. Akpan është me origjinë nga Sierra Leone, ndërsa karrierën e ka nisur te Tranmere Roversi britanik.
Ka luajtur kryesisht në ligën e Qipros, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e ekipit maltez, Balza
Drenica, që drejtohet këtë stinor nga Bylbyl Sokol dhe është rikthyer në Superligë, po mëton që të mbetet si klub elitar ndërsa me mundësi do të kërkoj edhe daljen në arenën ndërkombëtare.
Aktualisht, Drenica është e katërta në renditje me 11 pikë. Në xhiron që luhet këtë fundjavë, të tetën, skenderajasit janë mysafir të Ferizajit.