22.4 C
New York
Tuesday, September 30, 2025

Buy now

Drenica mposht Prishtinën e Re

- Advertisement -

Skuadra e Drenicës ka shijuar fitoren e parë në Superligën e Kosovës në futboll.

Të dielën, në Skenderaj, Drenica fitoi minimalisht ndaj Prishtinës së Re, ekip që e mposhti me rezultatin minimal 1:0.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së tretë të elitës së futbollit kosovar, ndërsa Prishtina e Re regjistroi humbjen e dytë me rezultatin identik pasi edhe xhiron e shkuar pësoi nga Ferizaj.

Golin e vetëm në këtë përballje, e shënoi Kreshnik Uka në minutën e 77-të pas asistimit të Altin Vojvodës.

Në dy ndeshje të luajtura deri më tani, Drenica ka tubuar katër pikë kurse Prishtina e Re ka tri ndeshje, ku ka regjistruar një fitore e dy humbje rresht.

Të ngjashme

Të fundit