28.5 C
New York
Wednesday, August 13, 2025

Buy now

Drenica gati për sezonin e ri, transferon 12 futbollistë

- Advertisement -

Drenica ka qenë goxha aktive në afatin kalimtar të verës.

Duke pasur parasysh se kjo skuadër janë kthyer në Superligë, “Kuqezinjtë” e panë të arsyeshme dhe të rrugës të përforcohen duke e pasur parasysh se në Superligë ka më shumë konkurrencë dhe se është më vështirë për të konkurruar.

Për këtë, kryesia e re e klubit i ndërmori masat e duhura dhe bëri intervenime aty ku e pa të arsyeshme trajneri Bylbyl Sokoli, transmeton Klankosova.tv.

E klubi drenicas sot përmes një postimi në rrjetet sociale i prezantoi 12 përforcimet e verës, përfshirë këtu lojtarë vendorë dhe të huaj.

“Familja e FC Drenica rritet! Këta djem bashkohen në FC Drenica për një sezon plot ambicie, energji dhe fitore! Shihemi në stadium të dielën. Tifozë KUQEZI, me ju në tribuna dhe këta djem, çdo duel është fitore!”, shkroi Drenica në faqen zyrtare të saj në Facebook.

 

Të ngjashme

Të fundit