12.1 C
New York
Friday, November 8, 2024

Buy now

Drenica e varfër, Prishtina larg e para: Qysh renditen komunat sipas qarkullimit të bizneseve më 2022?

Dardan Hasku, eksperti i rrjeteve sociale, duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Agjencisë Tatimore të Kosovës, ka shfaqur komunat me qarkullimin më të madh ekonomik në vend gjatë vitit 2022. Përveç qarkullimit vjetor, tebela tregon edhe zhvillimin e pabarabartë të regjioneve të Kosovës.

Çka na thonë numrat?

Sigurisht, kryeqyteti kosovar vazhdon të jetë motori kryesor ekonomik i vendit, krahasuar me komunat tjera të cilat përballen me sfida të ndryshme për të rritur qarkullimin e tyre. Sipas të dhënave të ATK-së, të përpunuara nga Hasku, qarkullimi total i biznesve dhe OJQ-ve në Prishtinë ishte mbi 7.6 miliardë euro, duke e renditur atë në krye të listës së komunave me qarkullim më të lartë në vitin 2022.

Menjëherë pas Prishtinës, është një qytet që realisht kufizohet me Prishtinën, e që duket se ka përfituar shumë nga afërsia gjeografike me kryeqyetin. Është Graçanica, komuna e populluar me shumicë serbe, që renditet e dyta për nga qarkullimi ekonomik në vitin 2022, me qarkullim të konsiderueshëm prej mbi 1.9 miliardë euro. Pas saj, vijnë qytetet si Ferizajit me 1,2 miliardë euro, qytet që shquhet për biznese të mobilerisë, ndërsa në vendin e tretë listohet qyteti i Lidhjes së Prizrenit, pra komuna e Prizrenit, që ka një qarkullim vjetor pak mbi 1 miliardë euro, raporton Nacionale.

Edhe një qytet tjetër, që kufizohet me Prishtinës, është lartë në renditje për nga qarkullimi vjetor ekonomik. Fushë Kosova, që udhëhiqet nga LDK-ja, është në vendin e katër, që me shumë gjasë përfiton edhe nga zhvillimi ekonomik që ndodh në Prishtinë.

Ndonëse është një nga qendrat regjionale, komuna e Mitrvovicës së Jugut renditet shumë prapa me një qarkullim të përgjithshëm prej vetëm 357 milionë e 243 mijë e 456 euro. Një gjë e tillë, me shumë gjasë, është e ndikuar edhe nga rënia e gjigantit të dikurshëm ekonomik “Trepça”, që e mbante gjallë ekonominë mitrovicase. Ndryshe, siç ka raportuar kohë më parë Nacionale, bazuar në të dhënat e ASK-së, Mitrovia e Jugut ka më së shumti banorë në sistemin social në Kosovë.

Dallimet ekonomike, përfshirë varfërinë, duket se kanë edhe një prapavijë historike. Një gjë e tillë më së mirë vërehet në qarkullimin e vogël të komunave të regjionit të Drenicës, regjion që ishte persekutuar gjatë kohës së ish-Jugosllavisë e privuar nga investimet kapitale. Regjioni i Drenicës vazhdon të mbetet shumë largë komunave me shumicë shqiptare me Drenasin dhe Skenderajn që renditen në vendin e 15 dhe 20 respektivisht.

Në regjionin e Drenicës, komunat e Drenasit dhe Skenderajt renditen në vendet e 15 dhe 20, respektivisht, me qarkullime relativisht të ulëta në krahasim me komunat e tjera të Kosovës. Qarkullimi i përgjithshëm në dy komunat e Drenicës së bashku arriti vetëm 368 milionë e 513 mijë e 463 euro, që është pothuajse e njëjta shumësi me qarkullimin e Vitisë.

Ndryshe, gjatë vitit të kaluar qytetarët e Kosovës janë përballur me ngritjen e madhe të çmimeve të produkteve e kostos së jetës. Sipas ASK-së, mesatarja e inflacionit në vitin 2022 ishte mbi 10 për qind.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit