Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me Drenicën që u shfaq më kërkuese dhe krijoi më shumë raste shënimi.
Megjithatë, lojtarët nga Skenderaj nuk arritën të konkretizonin rastet, ndërsa Llapi u përgjigj me disa gjysmëraste pa rrezikuar seriozisht portën kundërshtare.
Në pjesën e dytë, loja u bë më e hapur dhe më e luftuar në mesfushë, derisa momenti vendimtar erdhi në minutën e 70-të. Kreshnik Uka realizoi golin e vetëm të ndeshjes, duke i dhënë epërsinë Drenicës.
Deri në fund, Llapi u përpoq të reagojë, por nuk arriti të gjejë golin e barazimit, ndërsa Drenica administroi mirë avantazhin për të siguruar tri pikë të vlefshme në këtë përballje.
Tani Drenica ka 32 pikë, aq sa Llapi dhe Ferizaj, duke iu bashkuar fuqishëm garës për mbijetesë. /Telegrafi/






