7.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Drenica arrin fitore bindëse ndaj Feronikelit

- Advertisement -

Drenica ka marrë fitore ndaj Feronikelit në kuadër të xhiros së 27-të, në Superligën e Kosovës.

Drenica mposhti me rezultat 6:0 Feronikelin. Nikli thellohet edhe më shumë pas disfatës ndaj drenicakëve.

Në minutën e 12` të ndeshjes shënoi Osman Mëziu, për t`ia dhuruar epërsinë Drenicës.

Shatatë minuta më vonë ‘drenicakët’ e dyfishuan epërsinë, me anë të Kreshnik Ukës.

Pjesa e parë u mbyll me fitore 2:0 të Drenicës ndaj Feronikelit.

Në pjesë e dytë përsëri më të mirë ishin ekipi i Drenicës. Në minutën e 64` shënoi Dushi për 3:0.

Ndërsa në minutën e 75` shënoi golin e dytë personal në këtë takim, Kreshnik Uka, për rezultatin 4:0.

Për 5:0 u përkujdes përsëri Uka, ku shënoi golin e tretë personal, për këtë ndeshje. Golin final të Drenicës e shënoi Sekiraqa për 6:0.

Pas kësaj fitore të thellë, Drenica ngjiten në vendin e gjashtë me 35 pikë, ndërsa Feronikeli thellohet edhe më shumë në vendin e fundit me 12 pikë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit