Home Lajme Drenasi pa ujë të pijshëm, shkak turbullira dhe ndërprerja e rrymës

Drenasi pa ujë të pijshëm, shkak turbullira dhe ndërprerja e rrymës

0
Drenasi pa ujë të pijshëm, shkak turbullira dhe ndërprerja e rrymës

Drenasi nuk ka furnizimin me ujë të pijshëm, për shkak të turbullirës dhe ndërprerjes së energjisë elektrike.

Ndërprerje të energjisë elektrike ka pasur duke filluar nga ora 11:00.

Kjo u bë e ditur nga një komunikatë e dërguar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Njoftim

Për shkak të mosfunksionimit të ITU Shkabaj, si pasojë e turbullirës në Kanalin e Iber Lepencit pas reshjeve të dendura gjatë tërë ditës, ju njoftojmë që për shkak të shpërndarjes së barabartë të ujit, me reduktime janë pjesa dërmuese e Prishtinës nga ora 23:00-04:00 përveç objekteve vitale qëndrore në qendër të kryeqytetit dhe Dardania.
Po ashtu, vështirësi në furnizim me ujë të pijshëm kemi edhe në Drenas, Fushë Kosovë dhe Obiliq.
Derisa me çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë edhe fshatrat e Podujevës të cilat furnizohen nga gypi i gizës fi 300 mm.

Shpresojmë që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë e cila po monitorohet nga ne 24/7.

Ua kujtojmë që kanali i Ibër Lepencit menaxhohet nga NH ” Ibër Lepenc”.

Exit mobile version