7.6 C
New York
Tuesday, November 25, 2025

Buy now

Drenasi komuna e shtatë e PDK-së, ish-këshilltari i Thaçit i shkon në zyre Lladrovcit

- Advertisement -

Ismail Syla, këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot herët në mëngjes një takim me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin.

Syla e ka bërë publik vetë këtë vizitë përmes një postimi, ku theksoi: “Kafja e mëngjesit me kryetarin Lladrovci, në Zyrën e komunës së shtatë të Partisë Demokratike të Kosovës

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi hapur se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe do të mbetet pjesë e PDK-së, duke ripotencuar rolin e Drenasit si komuna e shtatë ku udhëheq Partia Demokratike e Kosovës.

Takimi i Sylës me Lladrovcin shihet si vazhdimësi e mesazhit për unitet brenda PDK-së dhe një sinjal politik se figura të rëndësishme të partisë po rreshtohen hapur në mbështetje të kryetarit të Drenasit, pas muajsh tensioni të brendshëm.

Të ngjashme

Të fundit