Kuvendi i Komunës së Drenasit do të mbajë mbledhjen e rregullt më 27 dhjetor, duke filluar nga ora 10:00.
Ftesa është bërë sot nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës Milaim Hajdari.
Në rendin e ditës janë gjithsej 21 pika, ndër të cilat edhe propozim-vendimet për shpalljen qytetar nderi të Drenasit të ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Këto janë të gjitha pikat që do të diskutohen në mbledhje:
- Procesverbali i mbledhjes së Kuvendit Komunal i datës 22.11.2023.
- Propozim vendim për shpalljen e Hashim Thaçi “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.
- Propozim vendim për shpalljen e Kadri Veseli “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.
- Propozim vendim për shpalljen e Jakup Krasniqi “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.
- Propozim vendim për shpalljen e Rexhep Selimi “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.
- Plani i Punës së Kuvendit Komunal për 2024.
- Plani vjetor i punës së Kryetarit të Komunës për 2024.
- Lista e Rreziqeve Komunale për 2024.
- Propozim vendim për financim të projektit Jehona Hoxha.
- Propozim për ndryshimin/korrigjimin të vendimit për financimin e projektit Drilona Krasniqi.
- Propozim për ndryshimin/korrigjimin të vendimit për financimin e projektit Sabahate Gashi.
- Propozim për ndryshimin/korrigjimin të vendimit për financimin e projektit Doruntina Shehu.
- Lista me anëtaret për Komitetin Konsultativ për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport i propozuar nga paneli përzgjedhës nga Kuvendi Komunal Drenas.
- Lista me anëtaret për Komitetin Konsultativ për Zhvillim Ekonomik, Mbrojtje të Ambientit, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale nga paneli përzgjedhës nga Kuvendi Komunal Drenas.
- Lista me anëtaret për Komitetin Konsultativ për Komiteti për Personat me Aftësi të Kufizuar i propozuar nga paneli përzgjedhës nga Kuvendi Komunal Drenas.
- Propozim për ndryshim-plotësimin e rregullores për taksa tarifa, ngarkesa dhe gjoba Nr. 02-400/01-57198 të datës 22.11.2023.
- Raporti i ekipit të Auditimit Social në Drenas.
- Raporti i vitit 2023 për aktivitetet e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
- Raporti vjetor i punës për vitin 2023 i Komitetit për Komunitete dhe Kthim.
- Raporti vjetor i punës për vitin 2023 për Komitetin Konsultativ për Barazi Gjinore.
- Të ndryshme.