Me rastin e përvjetorit të rënies në altarin e lirisë të dëshmorëve dhe martirëve të kombit, në Tërstenik dhe Negroc, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në shënimin e ditës përkujtimore, në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tyre.
Deklarata e z. Lladrovci në rrjetin social:
Në përvjetorin e rënies në altarin e lirisë të dëshmorëve dhe martirëve të kombit, me familjarë të tyre, veteranë të UÇK-së, deputetë, qytetarë e bashkëpunëtorë, morëm pjesë në homazhe për nder të jetës dhe veprës së dëshmorëve e martirëve në Tërstenik te “Lisat binak” dhe Kompleksin memorial “Pëllumbat e lirisë” në Negroc, për dëshmorët dhe martirët e Arllatit, Gjergjajt, Llapushnikut, Negrocit dhe Vuçakut.
Është ditë e mbushur me emocion për atdhedashurinë e tyre, për sakrificën e dëshmorëve e martirëve, është ditë e mbushur me dhimbje për kujtimin ndaj dëshmorëve e martirëve, është ditë krenarie kur kujtojmë e nderojmë më të mirët e kombit, më të devotshmit dhe më të dëshmuarit, atëherë, kur Kosovës i duheshin më së shumti.
Përgjithmonë mirënjohës ndaj kontribuuesve shekullor për liri, në veçanti, lavdi e nderim i përjetshëm për çlirimtarët, të cilët i dolën përball armikut mijëra herë më të armatosur dhe më shumë në numër, por, të bindur se liria është më e çmuar se jeta dhe çlirimi vije nga gryka e pushkës.
Nderimi ynë më i madh për dëshmorët dhe martirët e kombit është fuqizimi i shtetit, puna me përkushtim për mirëqenien e të gjithë qytetarëve dhe zbatimin e barazisë para ligjit.
Lavdi të përjetshme për dëshmorët dhe martirët e kombit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
https://www.facebook.com/share/18z4gjv53Q/?mibextid=wwXIfr