-8.6 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Dreka me sushi, veç dy takime sy me sy: Gërvalla e kënaqur me punën e lobuesve që i pagoi 277 mijë dollarë

Sipas “REL”, ajo këto deklarata i ka bërë gjatë ditës së sotme në një takim me gazetarë. Aty, ajo ka njoftuar se kompanive të Avni Mustafajt dhe Afërdita Rakipit nuk u janë vazhduar kontratat njëvjeçare, por një gjë e tillë “po konsiderohet”.

Siç ka raportuar mediumi kohë më parë, për gjashtë muaj, dy personat e paguar nga Qeveria e Kosovës kanë pasur vetëm gjashtë takime.

Prej tyre, vetëm dy kanë qenë “sy me sy”, ndërsa të tjera virtuale.

Afërdita Rakipi për gjysmën e parë të kohëzgjatjes së kontratës së saj, ka pasur veç dy kontakte.

Më 21 shtator 2023, ajo ka shkëmbyer një email me Michael Schimd, drejtor rajonal në zyrën e senatorit Gary Peters. Si arsye për këtë komunikim, është dhënë:

“Komunikim për politikat e ShBA-së drejt Kosovës”.

Më 13 tetor 2023, ajo ka pasur një takim virtual me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien dhe zëvendësndihmës sekretarin e Shtetit, Garbeil Escobar ku është folur për “prezencën e shtuar të KFOR-it, progresin në dialogn mes Kosovës dhe Serbisë, llogaridhënien për krimet e luftës dhe anëtarësimin në BE”.

Avni Mustafaj në anën tjetër, gjatë “lobimit” të tij gjashtëmujor, ka pasur gjithsej katër kontakte.

Më shtatë shtator, ai është takuar me një drejtor legjislativ të zyrës së Ritchie Torres, i quajtur Zach Grossman. Diskutimi ka pasur të bëjë me “ngjarjet e fundit në Kosovë, diskutim për Grupin për Çështjet Shqiptare”.

Më 21 shtator, ai ka pasur një takim sy me sy me emisarin Gabriel Escobar, ku siç thuhet ka pasur “diskutim për mundësitë e bashkëpunimit mes komuniteteve shqiptaro-amerikan dhe për ta përforcuar dialogun mes SHBA-së dhe Kosovës”.

Më gjashtë tetor 2023, ai ka pasur një takim virtual me përfaqësuesen republikane, Elissa Slotkin, ku është diskutuar rreth sulmit të Bajnskës dhe hapat e radhës.

Njëjtë si Rakipi, më 13 tetor 2023 ai ka pasur takim virtual me O’Brien e Escobar.

Ndërkohë, shumica e takimeve janë zhvilluar nëpër restorante të ndryshme në Prishtinë.

Po ashtu, shumica e shpenzimeve, raportohej të jenë shfrytëzuar në ushqim, gjatë atyre që i kanë deklaruar si takime pune dhe udhëtime.

Sipas publikimit të shpenzimeve gjashtëmujore të Afërdita Rakipit, vërehet se kjo e fundit në “takimet e punës” që ka pasur në Kosovë, shumicën e kohës ka konsumuar sushi. Madje, tetë “takime pune” asaj i kanë kushtuar rreth 400 dollarë.

Edhe Avni Mustafaj shihet se është marakli i sushit po ashtu. Në dy takime pune, ai i ka shpenzuar 110 dollarë për këtë ushqim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit