16.4 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Drejtuesit e institucioneve të Kosovës nderojnë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit

- Advertisement -

Drejtuesit e institucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Dimal Basha dhe kryeministri Albin Kurti, në kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA
bënë homazhe pranë pllakës përkujtimore në oborrin e Qeverisë, pranë Kuvendit, raporton EO.

Ata vendosën kurora me lule pranë pllakës përkujtimore.

Sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001 ishin një nga ngjarjet më tragjike në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara.

Katër aeroplanë pasagjerësh u rrëmbyen nga pjesëtarë të Al-Kaidës, dy u përplasën në Kullat Binjake në Neë York, një në Pentagon dhe një tjetër në një fushë në Pensilvani, ku pasagjerët tentuan të ndalonin rrëmbyesit.

Të ngjashme

Të fundit