2.4 C
New York
Thursday, December 11, 2025

Buy now

Drejtuesi i Cluj thotë se kanë pranuar shitjen e Emërllahut në Ukrainë, zbulon detajet e plota të marrëveshjes

- Advertisement -

Lindon Emërllahu do të kalojë te Polissya Zhytomyri, me mesfushorin e Kosovës që pritet të nënshkruajë kontratën pas përfundimit të vizitave mjekësore të hënën.

Marrëveshja mes klubeve është arritur dhe Emërllahu do të ketë një kontratë të rëndësishme në aspektin financiar. Mesfushori do të përfitojë 500 mijë euro në vit, ndërsa me bonuse të përfshira, paga e tij mund të arrijë deri në 600 mijë euro.

Konfirmimi erdhi nga aksionari i Clujit, Nelutu Varga, i cili tha për “Fanatik”, i cili dha edhe detaje të tjera.

“Arritëm një marrëveshje me Polissyan, Lindoni gjithashtu pranoi të shkonte në Ukrainë sepse paga është shumë joshëse për të. Ai do të fitojë 500 mijë euro plus bonuse. Jam i kënaqur me shumën që na dhanë dhe më duken njerëz shumë seriozë. Ai do të kryejë vizitat mjekësore të hënën. Pastaj do të nënshkruajë dhe do të jetë lojtar i ekipit ukrainas”, deklaroi Varga.

Nga ana sportive dhe ekonomike, Cluji do të përfitojë 1.5 milionë euro nga shitja, si dhe 15% të një transferimi të ardhshëm të mundshëm.

Kujtojmë se këtë edicion, Emërllahu ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 23 ndeshje për klubin rumun, ndërsa Cluji e kishte transferuar nga Ballkani për 700 mijë euro.

Interesimi për mesfushorin ka qenë i madh edhe më herët, me Clujin që kishte refuzuar një ofertë nga FCSB, por kësaj radhe ka vendosur të pranojë transferimin drejt Ukrainës.

Të ngjashme

Të fundit