0.7 C
New York
Sunday, February 9, 2025

Buy now

Drejtori komunal në Rahovec lë detyrën, pasi e mori vizën për punë në Gjermani

- Advertisement -

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se ka liruar nga detyra drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Kujtim Dina.

Latifi ka thënë se për gjashtë muaj në këtë pozitë, Dina ka dëshmuar se është një koleg dhe bashkëpunëtor i mirë.

I pari i Rahovecit ka njoftuar se kërkesa për lirim nga kjo pozitë ka të bëjë me arsye familjare dhe profesionale të drejtorit të deritashëm, i cili ka vendosur t’i bashkëngjitet familjes për të qëndruar e vazhduar me punë jashtë vendit, në Gjermani.

Postimi i plotë i Latifit:

Pas kërkesës për lirim nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, sot kam liruar nga kjo pozitë, z. Kujtim Dina.

Për gjashtë muaj në këtë pozitë, Kujtimi ka dëshmuar se është një koleg dhe bashkëpunëtor i mirë, e me kontributin e çmueshëm që ka dhënë si dhe me punën e përkushtuar që ka treguar, jam i bindur se, ai i ka kryer mirë dhe me nder detyrat dhe shërbimet ndaj qytetarëve në kuadër të përgjegjësive të tij, për çka unë e falënderoj sinqerisht dhe i uroj atij mbarësi dhe suksese në të ardhmen.

Kërkesa për lirim nga kjo pozitë ka të bëjë me arsye familjare dhe profesionale të Kujtimit, i cili  ka vendosur t’i bashkëngjitet familjes për të qëndruar e vazhduar me punë jashtë vendit, në Gjermani.

Shëndet dhe gjithë të mirat, kolegu dhe miku im i mirë, z. Kujtim Dina!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=620539862765393&id=100044281546921

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit