8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Drejtori i Telekomit Serb: Kurti dëshiron të parandalojë zgjerimin tonë në Kosovë

- Advertisement -

Drejtori i përgjithshëm i “Telekom Serbia”, Vladimir Luçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dëshiron të parandalojë zgjerimin e MTS-së në Kosovë dhe se ky është qëllimi i vërtetë pas “presioneve të reja ndaj operatorit shtetëror serb në Kosovë”.

Luçiq ka reaguar në këtë mënyrë ndaj vendimit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, e cila e gjobiti MTS-në me mbi 1.5 milionë euro, transmeton lajmi.net.

“Që kur është në pushtet administrata e Kurtit kemi pasur probleme dhe kemi vuajtur presione të vazhdueshme. Presioni kulmoi në gusht kur u përpoqën të na përjashtonin plotësisht. Kur ai veprim dështoi me mbështetjen e madhe të bashkësisë ndërkombëtare, tani po shkojnë në atë plani B, i cili është të përpiqemi të parandalojmë zgjerimin tonë të mëtejshëm, veçanërisht në konsolidimin e kompanive të vogla kabllore në enklavat serbe”, tha Luçiq.

Ai shtoi se autoritetet e Kosovës vazhdimisht po i shkelin ligjet e veta që kanë shkruar. Sipas tij, “katër blerje kabllore në vitin 2019 janë bërë sipas ligjit të tyre të vjetër”, dhe më pas ligji është ndryshuar ndërkohë. Tani, thekson Luçiq, ata po përpiqen ta zbatojnë atë në mënyrë retroaktive, “që është një situatë juridikisht e pamundur”.

Drejtori i përgjithshëm i “Telekom” thotë se ishte gati për një gjobë prej një milion e gjysmë eurosh, edhe pse “është joproporcionale dhe duhet të jetë dyfish më shumë në Kosovë”.

“Në çdo rast ne do të apelojmë, do të bëjmë padi në gjykatë, do të kërkojmë shtyrjen e atij vendimi. Nuk besoj se do ta pranojnë sepse po bëjnë këto manovra për të na ngacmuar”, tha Luçiq për TV Prva.

Kreu i operatorit shtetëror theksoi se këtë herë pret mbështetjen e ambasadave perëndimore, në radhë të parë të Brukselit, por edhe të administratës amerikane.

“Pres ndihmë sepse kjo është shkelje e ligjit, madje pres një mbështetje më të madhe dhe më të mirë sidomos nga administrata e Brukselit sepse monitoron funksionimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Konkurrencës në të gjithë Evropën dhe e konsideron atë një institucion shumë të rëndësishëm. Kështu që pres një dënim të fortë të sjelljes nga ana e tyre, për të cilën e thashë në gusht, më shumë vepron si Agjenci për ndalimin e konkurrencës sesa për mbrojtjen e konkurrencës”, theksoi Luçiq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit