Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismajl Dibrani ka thënë se të burgosurit e Dubravës për disa vite radhaz kanë dalë më të suksesshmit në Testin e Maturës.
Këto deklarata, ai i ka bërë në “T7”, derisa ka folur për shkollimin e të burgosurve.
“Jo gjithë personat që vijnë në burg nuk e kanë të përfunduar shkollimin fillor apo të mesëm. Personat të cilët nuk e kanë të përfunduar shkollimin iu mundësohet. E kemi shkollën brenda burgut të Dubravës dhe brenda burgut të Lipjanit. Në Dubravë kemi rregullisht 20-30 nxënës. Njëjtë është edhe në Qendrën Korrektuese në Lipjan. Tani e kemi siguruar edhe një arsimtar për ata që nuk dinë shkrim lexim. Edhe në këto raste ne jemi angazhuar që t’u mundësomë ligjërata.” – citohet se ka thënë ai.
“Personat që janë shfrytëzues të benificioneve i kryejnë edhe studimet e nivelit të lartë. Çka është një karakteristikë…[ersonat që janë në Burgun e Dubravës, ka vite që dalin më të suksesshmit në Testin e Maturës.” – shtoi tutje Dibrani.