0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Drejtori i Shëndetësisë në Mitrovicë emërohet anëtar i bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të hënën ka miratuar përbërjen e re të Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Anëtar i këtij bordi është emëruar edhe drejtori i Drejtësisë së Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, dr. Fahri Shabani, raporton Scanner.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka kërkuar nga kabineti qeveritar që të miratojnë bordin e ri të këtij fondi.

“Me qëllim të funksionalizimit të këtij organi shumë të rëndësishëm për shëndetësinë e Kosovës propozoj që ta aprovojmë bordin me këtë përbërje: Dafina Gexha-Bunjaku nga Ministria e Shëndetësisë, Ahmet Ismaili e Klit Shala nga Ministria e Financave dhe Transfereve, Kastriot Meqa nga Oda e Mjekëve, Agreta Gashi nga SHSKUK, Fahri Shabani nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Muhamedali Kodra nga Shoqata e Pacientëve”, ka thënë Latifi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit