37.3 C
New York
Wednesday, June 25, 2025

Buy now

Drejtori i ri i Institutit Albanologjik/ MASHTI reagon sërish për vijueshmërinë e procesit përzgjedhës

- Advertisement -

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka reaguar sërish, lidhur me procesin e përzgjedhjes së drejtorit të ri të Institutit Albanologjik.

Sipas MASHTI-t, zgjedhja e drejtorit të ri u raportua më 20 qershor.

“Në përputhje me Rregulloren e Punës së Këshillit Drejtues të Institutit Albanologjik, vendimmarrja e këtij organi kërkon kuorum prej katër anëtarësh nga gjithsej pesë sa ka Këshilli. Në mbledhjen e datës 20 qershor, ishin të pranishëm vetëm tre anëtarë, prandaj çdo vendim i marrë është juridikisht i pavlefshëm dhe në kundërshtim me rregulloren në fuqi”, thuhet në njoftim.

Sipas Ministrisë, institucionet me rëndësi të veçantë, si Instituti Albanologjik, nuk mund të shndërrohen “në platforma për emërime të paligjshme apo përpjekje për shfrytëzim të pozitave për interesa personale apo politike”.

Ky është reagimi i plotë i Ministrisë:

Pas zhvillimeve të fundit dhe gjendjes së krijuar në Institutin Albanologjik, ku janë raportuar veprime të njëanshme dhe në kundërshtim me rregulloren e brendshme, ndjejmë obligim institucional të informojmë opinionin publik lidhur me situatën dhe qëndrimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).

Më 20.06.2025, është raportuar se Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik ka emëruar ushtruesin e detyrës së drejtorit të këtij institucioni.

  1. Në përputhje me Rregulloren e Punës së Këshillit Drejtues të Institutit Albanologjik, vendimmarrja e këtij organi kërkon kuorum prej katër anëtarësh nga gjithsej pesë sa ka Këshilli. Në mbledhjen e datës 20 qershor, ishin të pranishëm vetëm tre anëtarë, prandaj çdo vendim i marrë është juridikisht i pavlefshëm dhe në kundërshtim me rregulloren në fuqi.
  2. Institucione me rëndësi të veçantë kombëtare si Instituti Albanologjik nuk mund të shndërrohen në platforma për emërime të paligjshme apo përpjekje për shfrytëzim të pozitave për interesa personale apo politike. Integriteti i tij shkencor dhe ligjor është në funksion të avancimit të kërkimit, ruajtjes së trashëgimisë kombëtare dhe respektimit të standardeve akademike.

MAShTI, përmes anëtarëve të deleguar në Këshillin Drejtues, ka kërkuar vazhdimisht që të shpallet konkursi për drejtor të rregullt, por ky proces është zvarritur për më shumë se një vit, dhe deri më sot, konkursi ende nuk është shpallur.

Ministria e konsideron këtë vonesë të pajustifikueshme dhe, përmes Zyrës së saj Ligjore, do ta trajtojë këtë çështje, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kthimin e ligjshmërisë dhe zbatimin e ligjit në përpikëri.

  1. MAShTI mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e rendit ligjor, funksionimin transparent dhe respektimin e normave akademike në të gjitha institucionet që veprojnë në fushën e arsimit dhe shkencës.

Ftojmë të gjithë kolegët, anëtarët e komunitetit akademik dhe publikun të qëndrojnë bashkë në ruajtjen e vlerave që e mbajnë të shëndetshme dhe funksionale jetën akademike e institucionale në vend.

Të ngjashme

Të fundit