21.2 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

Drejtori i Policisë së Kosovës pret në takim ambasadorin e Francës

- Advertisement -

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovës, Olivier Guerot.

Sipas njoftimit të policisë, takimi u zhvillua në frymë miqësore dhe u diskutuan çështje të ndryshme që lidhen me sigurinë në vend, për bashkëpunimin e PK-së me Ambasadën e Francës.

Gjatë takimit u shfaq po ashtu gatishmëria që edhe në të ardhmen këto marrëdhënie dhe bashkëpunimi i ndërsjellë të ruhet dhe të avancohet në drejtim të synimeve të përbashkëta.

Të ngjashme

Të fundit