6 C
New York
Tuesday, April 8, 2025

Buy now

Drejtori i Policisë në Gjakovë, pas aksionit të suksesshëm: Djemtë e vajzat e atdheut triumfuan

- Advertisement -

Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta përmes një postimi në Facebook është shprehur krenar për parandalimin e një sulmi famëkeq nga Policia e Kosovës, gjegjësisht ata që veprojnë në terrotorin e Gjakovës, duke arrestuar disa serbë, prej të cilëve të dyshuar edhe që kishin lidhje me sulmuesit e Banjskës.

Postimi i plotë:

“Gjakova, djepi i kulturës, shembulli i emancipimit shoqëror, e pashoqe në dashurinë për atdheun, e pamatshme për vigjilencën e kujdesin për të ardhmen e racës sonë, krenare për atë që ishte, e përkushtuar për atë që na pret. Edhe kësaj radhe, si shumë herë më parë, djem e vajza që me devotshmëri i shërbejnë atdheut triumfuan përballë strukturave shtetërore kriminale serbe në zbulimin e hershëm, parandalimin dhe pamundësimin e operacioneve të tyre famëkeqe në zonën tonë të përgjegjësisë. Krenar e mirënjohës pa fund për secilin polic e police të DRP Gjakovë për vigjilencën e angazhimin e tyre në shërbim të atdheut”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit