8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Drejtori i komunës së Prishtinës: Nga niveli qendror jemi penalizuar për rreth 28.5 milionë euro

- Advertisement -

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka thënë se deri më tani, Komuna e Prishtinës është penalizuar me 28.5 milionë euro nga Ministria e Financave.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se mbështetja financiare nga qeveria është vetëm 300 mijë euro në tri projekte.

Ai ka kërkuar që “Prishtina të mos shihet në prizma politik”.

“Kemi lidhur edhe kontratat e intervenimeve emergjente për tri vite, janë mbi 7 milionë investime, ndërsa projekti i fundit i iniciuar bashkë me kryetarin është tek Santea një trajtim i komplet zonës. Më herët e kemi bërë edhe do të fillojë. Vetëm në vitin 2023 ne jemi penalizuar diku deri në muajin gusht për 28.5 milionë euro pra ka qenë një situatë kaotike me Ministrinë e Financave, kujtojë që kemi pasur ballafaqimin kryesor gjatë kësaj qeverisë dhe nuk e kuptoj logjikën e kanë ndjekur ata në relacion me Prishtinën. Sepse Prishtina nuk e meriton këtë logjik në çfarëdo situate, unë vet kam qenë pjesë e nivelit qendror dhe me Prishtinën kemi pasur relacione jashtëzakonisht të mira në kuptim të zhvillimit të qytetit sepse Prishtinën nuk guxon me pa në prizma politik”. – ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit