Tri shkolla në Podujevë kanë postuar në Facebook thirrje për prindërit që t’i çojnë fëmijët në shkollë duke filluar nga nesër.
Kjo i ka mjaftuar Drejtorit të Arsimit në Komunën që drejtohet nga VV ta shpallë si ndërprerje të grevës duke thënë se “i përshëndet vendimet e shkollave që t’ia nisin mësimit”.
Fillimisht shkolla ‘Fan Noli në Podujevë bëri thirrje për fillimin e procesit mësimor nga nesër.
Po ashtu edhe Gjimnazi “A. Xhuvani” Podujevë iu bashkua thirrjes që greva të ndërpritet.