Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka thënë se pritet të ketë më pak popullsi se sa në regjistrimin e vitit 2011, raporton Ekonomia Online.
Në konferencën për media para fillimit të daljes së ekipeve në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Kastrati tha do të gjobiten qytetarët nëse nuk regjistrohen.
“Për shkak të natalitetit dhe migrimit, pritet që në Kosovë të ketë më pak popullsi se sa regjistrimi i vitit 2011. Regjistrimi i popullsisë do të mbahet çdo ditë, përpos ditën e hënë që do të jetë ditë pushimi. Pra është obligim ligjor, mos të jetë zgjedhje dëshirë. Penaltia do të jetë deri në 10 mijë euro”, u shpreh ai.

