4.3 C
New York
Thursday, February 19, 2026

Buy now

Drejtori i Arsimit në Prishtinë: Orari në shkolla nuk është shkurtuar, kemi pranuar kërkesa për riorganizim

- Advertisement -

Drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës, Samir Shahini ka dalë me një reagim, pas ndryshimit të orarit në shkollat e kryeqytetit.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se orari nuk është shkurtuar, dhe asnjë orë nuk është tërhequr.

“Ky vendim nuk ka ardhur nga ndonjë qasje ideologjike, por nga realiteti praktik i shkollave. Në Drejtorinë e Arsimit kemi pranuar shumë kërkesa nga drejtorë, mësimdhënës, prindër dhe nxënës për riorganizim të orarit gjatë kësaj periudhe. Vetëm nga raportimet e mësimdhënësve, një pjesë e konsiderueshme e prindërve kanë shprehur vështirësi konkrete në organizimin e marrjes së fëmijëve në orët e fundit. Kur përballesh me një situatë të tillë, institucioni ka detyrë të tregojë fleksibilitet dhe ndjeshmëri, në funksion të mirëqenies së nxënësve dhe mbarëvajtjes së procesit mësimor” – ka thënë ai.

Ai ka theksuar se në shkolla publike nuk ka simbole fetare dhe procesi mësimor zhvillohet mbi baza profesionale dhe laike.

“Laiciteti nënkupton neutralitet dhe barazi për të gjithë, jo injorim të realitetit shoqëror. Neutraliteti nuk do të thotë mungesë ndjeshmërie. Askush nuk detyrohet të agjërojë, nuk ndryshohet përmbajtja mësimore dhe nuk institucionalizohet feja. Po flasim për organizim orari – një rregullim praktik dhe të përkohshëm, në funksion të ruajtjes së energjisë, përqendrimit dhe qetësisë së nxënësve” – u shpreh Shahini.

Tutje, ai ka thënë:

“Ne jemi NJË shoqëri dhe empatia, mirëkuptimi dhe respekti reciprok duhet të jenë baza e veprimeve tona. Qëllimi ynë nuk është të ndajmë apo të favorizojmë askënd, por të gjejmë zgjidhje praktike që i shërbejnë të gjithëve, duke ruajtur funksionimin normal të procesit mësimor dhe mirëqenien e komunitetit”.

Të ngjashme

Të fundit