-1.1 C
New York
Thursday, February 5, 2026

Buy now

Drejtori i Aeroporti “Adem Jashari: Stabiliteti dhe besimi i investitorëve, çelësi i suksesit të partneritetit publik-privat

- Advertisement -

Drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar Prishtinës “Adem Jashari”, Gokhan Acikgoz, foli për rëndësinë e stabilitetit dhe parashikueshmërisë në partneritetin publik-privat (PPP), duke theksuar ndikimin e tyre në motivimin e investitorëve të huaj dhe zhvillimin afatgjatë të aeroportit, raporton EO.

Acikgoz tha se stabiliteti nuk ndikon në operacionet ditore, por ka një rol kritik në vendimet strategjike të investitorëve.

“Dhe sipas përvojës sime personale në partneritetin publik-privat (PPP), mund të them se stabiliteti nuk ndikon në operacionet tuaja ditore, por mund të ketë disa ndikime në afatgjatë. Për shembull, në rastin tonë, nëse ka ndonjë paqëndrueshmëri, nuk mund të flasim për vështirësi ditore operative. Ose një të hënë në mëngjes, nëse një fluturim ateron, po, ateron, nuk ndryshon. Por në afatgjatë, në aspektin e motivimit dhe gatishmërisë së investitorit të huaj, ky është një faktor kritik”, tha ai.

Ai shtoi se përcaktimi i qartë i rreziqeve dhe përgjegjësive midis partnerit publik dhe privat është vendimtar për suksesin e projektit.

“Sigurisht, kur flasim për stabilitetin, ka edhe disa faktorë të tjerë që duhet të merren parasysh. Së pari, siç përmendi z. Kreshnik më parë, duhet të përcaktojmë qartë rrezikun dhe përgjegjësitë midis partnerit publik dhe partnerit privat, sepse kjo është një çështje shumë kritike. Kur shihni shembuj të ngjashëm në mbarë botën, pas një kohe, të gjithë rreziqet në mënyrë të natyrshme transferohen te partneri privat, sepse është normale dhe ndoshta për shkak të natyrës së këtij biznesi. Nëse përballeni me ndonjë problem në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ata do të na fajësojnë drejtpërdrejt sepse është shumë normale. Ne e pranojmë këtë sepse jemi pjesa e dukshme e këtij partneriteti. Por gjithçka duhet të përcaktohet qartë, dhe le të jap një shembull nga aeroporti ynë”, tha ai.

Ai përmendi shembuj konkretë nga puna e aeroportit për të ilustruar ndikimin e kapaciteteve dhe koordinimin me qeverinë.

“Për shembull, marrim disa ankesa nga pasagjerët. Ata thonë se gjatë sezonit të pikut, para radhëve të check-in-it ka shumë njerëz që presin dhe radhët janë shumë të gjata. Ju të gjithë e dini këtë situatë. Por ndërkohë ne e dimë që, në aspektin e kapacitetit, tashmë e kemi arritur atë. Vitin e kaluar përfunduam vitin me 4.6 milion pasagjerë. Kapaciteti ynë teknik fillestar është 4.5 milion pasagjerë. Pra, duhet të zgjasim ndërtesën e terminalit. Por për ta bërë këtë nuk është diçka që ne thjesht vendosim dhe e bëjmë. Jo, nuk funksionon kështu. Së pari, duhet të nisim procesin së bashku me qeverinë. Duhet të kemi dritën jeshile nga qeveria e vendit përkatës. Kështu ecet përpara”, tha ai.

Acikgoz po ashtu shpjegoi sfidat e fluturimeve të reja dhe rëndësinë e stimulimeve qeveritare.

“Ose një shembull tjetër: unë shpesh dëgjoj nga miqtë e mi, nga mjedisi social, që thonë pse nuk keni fluturim të drejtpërdrejtë për Madrid ose Miami, sepse ekzagjeroj. Por ata kanë të drejtë, sepse ne jemi pala e dukshme e kësaj marrëveshjeje. Por përsëri, kjo nuk është në diskrecionin tonë të plotë. Nuk mund ta bëjmë menjëherë. Në raste të tilla, në aeroportet e tjera në mbarë botën, situata është e njëjtë. Qeveritë ofrojnë disa stimuj. Ne i përdorim këta stimuj. Kjo e bën aeroportin dhe vendin tuaj tërheqës. Ky lloj mjeti nuk mund t’ia shpjegosh secilit individ, por pjesën e tensionit ne e marrim direkt mbi vete”, tha ai.

Ai foli edhe për mbështetjen e qeverisë gjatë krizave, duke përmendur periudhën e COVID-it dhe zgjatjen e periudhës së koncesionit.

“Nga ana tjetër, marrëveshja ka dy anë. Marrëdhënia midis publikut dhe privatit është testuar disa herë gjatë 15 viteve të partneritetit tonë me qeverinë. Për shembull, në vitin 2020, gjatë periudhës së COVID-it, aeroporti ishte i mbyllur për tre muaj. Të gjitha operacionet ishin pezulluar. Por falë shtetit të Kosovës, ata ndërmorrën menjëherë veprime dhe ne, për shembull, ristrukturuam planin e pagesës së koncesionit. Kjo ishte veprimi i parë. Së dyti, tre vjet pas COVID-it, morëm një zgjatje prej 20 muajsh të periudhës së koncesionit për të kompensuar humbjet që kemi pësuar gjatë periudhës së COVID-it sepse nuk kemi gjeneruar të ardhura. Kjo është shumë e pranueshme”, tha ai.

Acikgoz nënvizoi nevojën për mentalitet biznesor dhe përmirësimin e vazhdueshëm të partneritetit.

“Pra, modeli ka dy anë. Nga njëra anë, kemi mbështetje të madhe nga shteti për të mbajtur këtë marrëdhënie aktive. Por nga ana tjetër, ne duhet të jemi më të orientuar nga biznesi, me një mentalitet më biznesor. Në këtë aspekt, besojmë se ende ka hapësirë për zhvillim”, tha ai.

Drejtori theksoi gjithashtu rëndësinë e parashikueshmërisë ligjore dhe rregullatore për projekte afatgjata PPP.

“Përveç këtij faktori të ndarjes së rreziqeve dhe përgjegjësive, ka edhe faktorë të tjerë. Për shembull, parashikueshmëria. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse projektet PPP si aeroportet janë për 20–30 vite. Mund ta quajmë si një martesë. Por në këtë martesë, duhet të jetë e parashikueshme. Nëse ky partneritet ndërtohet mbi ndryshime të paparashikueshme rregullatore ose ligjet përkatëse nuk ju mbështesin gjatë 20–30 viteve, kjo do të jetë shumë demotivues për partnerin privat, sepse industria e aviacionit është shumë dinamike. Çdo vit, ndoshta çdo muaj, gjërat ndryshojnë shumë shpejt. Duhet t’i përshtatemi drejtpërdrejt këtyre ndryshimeve. Kjo kërkon një rregullore dhe legjislacion shumë të mirë dhe të fortë”, tha ai.

Ai përmendi edhe rolin e besimit të investitorëve të huaj në suksesin e projekteve PPP.

“Faktori i tretë është besimi i investitorëve. Investitorët e huaj në projekte të tilla PPP shpenzojnë shumë para. Si përfaqësues të partnerit privat, kjo ka të bëjë me reputacionin, vlerën e shtuar për vendin, por edhe me aspektin financiar”, tha ai.

Ai këto deklarata i bëri në kuadër të eventit “French Business Day”, organizuar nga Këshilli i Investitorëve Europian.

Të ngjashme

Të fundit