13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Drejtori alarmon gjendjen e rëndë në kirurgji: Të ndërpriten operacionet laparaskopike ose t’ju kërkojmë pacientëve të blejnë materialin

- Advertisement -

Klinika e Kirurgjisë Abdominale si shumë klinika tjera të Qendrës Klinike Universitare (QKUK) vazhdon të ketë mungesë të barnave e pajisjeve tjera, që i duhen për ndërhyrjet kirurgjike laparaskopike. E derisa pacientët detyrohen që vet t’i blejnë materialet e nevojshme, të cilat klinika do të duhej t’i kishte, mjekët detyrohen që këto materiale t’i kërkojnë nga pacientët, në rast se duan t’i kryejnë intervenimet për të cilat janë në pritje.

E këtë gjë nuk e mohon as drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale Enver Fekaj. Ai thotë se janë të detyruar që të kërkojnë nga pacientët, që  t’i blejnë pajisjet të cilat u duhen mjekëve gjatë ndërhyrjes kirurgjike.

Fekaj ka thënë për “IndeksOnline” se derisa Klinika të pajiset me materialet e nevojshme për ndërhyrje laparaskopike, ata janë të detyruar që t’u thonë pacientëve që t’i blejnë ato. Ndërsa pohon se kanë bërë kërkesë për furnizim me materialet e nevojshme, por derisa të furnizohen ata kanë dy zgjidhje ose t’i ndërpresin operacionet ose tu thonë pacientëve t’i blejnë materialet e nevojshme për operim.

“Kemi bërë kërkesë urgjente për furnizim. Deri sa te furnizohemi me klipa ligues dhe porta laparoskopise, ne kemi dy zgjidhje; ose të ndërpriten intervenimet e laparoskopise ose materiali qe mungon te sigurohet nga pacientet! Varianti i dytë, ndonëse i padëshirueshëm për Klinikën tonë, mundëson trajtimin Kirurgjik të pacientëve dhe shkurton kohen e pritjes se pacientëve për intervenimet e laparoskopise”, ka thënë Fekaj në një përgjigje për IndeksOnline.

Fekaj thotë se kanë bërë kërkesë për furnizim urgjent me material harxhues nga SHSKUK-ja, por se ende nuk është bërë furnizimi.

“Fillimisht, ju njoftoj se unë jam Drejtor i Klinikes se Kirurgjise Abdominale nga 18.11.2022. Kërkesë për furnizim me material harxhues ( ku perfshihen, mes tjerash, edhe klipat ligues ne kirurgjine laparoskopike) nga Klinika e Kirurgjise Abdominale, jane bëre me 23.09.2022 , nga ish Drejtori i Klinikes, ne kuadër të Planifikimit për barna dhe material harxhues per vitin 2023. Pavarësisht kërkesës nuk ka ndodhur furnizimi. Me 01.02.2023 nga Klinika e Kirurgjisë abdominale drejtuar Drejtorisë së SHSKUK-se, është bëre kërkesë për furnizim urgjent, mes tjerash, edhe për  klipa ligues, për porta laparoskopike (troakar) një dhe shumë perdorimëshe dhe jemi në pritje të furnizimit. Porta laparoskopise ( troaka) shumë perdorimëshe, 2 javët e fundit, nuk funksionon”, thotë Fekaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit