Drejtoresha e USAID-it, Samantha Poëer ka deklaruar sot se mesazhi kryesor i presidentit Joe Biden është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Gazeta serbe “Blic”, raporton se Power ka deklaruar që i tëre rajoni ka një rëndësi të madhe për Amerikën.
“Mesazhi kryesor i presidentit Biden është se sa i rëndësishëm është procesi i normalizimit, dhe sa shumë ne duam që ta përkrahim këtë proces, ne jemi të inkurajuar nga progesi që është bërë deri më tani.” – ka deklaruar ajo.
Poëer është pyetur edhe në lidhje me atë se si USAID mund të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Unë jam këtu që të shoh se si USAID mund të ndihmojë. Ne e njohim rëndësinë e prosperitetit për njerëzit e të dy vendeve dhe padyshim nëse normalizimi ndodh, ai do të hapë mundësitë ekonomike që do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme për popullin e Serbisë dhe Kosovës.” – u deklarua ajo.
Vlen të theksohet se Power pritet që gjatë kësaj jave të zhvillojë një vizitë edhe në Kosovë.