22.2 C
New York
Thursday, September 25, 2025

Buy now

Drejtoresha e ShISh, Vlora Hyseni, takim zyrtar në NATO me sekretarin Mark Rutte

- Advertisement -

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, znj. Vlora Hyseni, zhvilloi një vizitë zyrtare në selinë e NATO-s në Bruksel, ku u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, z. Mark Rutte.

Takimi, siç bëhet e ditur në njoftim, u zhvillua në një moment delikat për sigurinë euroatlantike, teksa Aleanca dhe vendet anëtare po intensifikojnë përpjekjet për “parandaluar dhe adresuar kërcënimet ndaj stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtar.”

“Më 23 shtator 2025, Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, znj. Vlora Hyseni, zhvilloi një vizitë zyrtare në selinë e NATO-s në Bruksel, ku u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, z. Mark Rutte.

Takimi u zhvillua në një moment delikat për sigurinë euroatlantike, ku pritet intensifikimi i bashkëpunimit mes NATO-s dhe agjencive të inteligjencës së vendeve anëtare për të parandaluar dhe adresuar kërcënimet ndaj stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit