Pak ditë pasi shkarkoi Drejtoreshën e Arsimit për shkak të aferës së nepotizmit në konkursin ku u punësuan shumë familjarë të zyrtarëve të VV-së, Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni ka emëruar drejtoreshën e re të arsimit, Albana Demirin.
Fatkeqësisht, drejtoresha e re nuk di as të shkruajë. Pak orë pasi ishte emëruar në këtë post, Albana Demiri publikoi në Facebook një status me dhjetëra gabime drejtshkrimore dhe logjike.
Për më shumë shihni foton e mëposhtme, ku janë nënvizuar gabimet e saj të shumta në statusin e saj të parë si drejtoreshë, të cilin e fshiu më vonë.
![](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/09/received_821143419068925.jpeg)
![](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/09/received_434557028658335.jpeg)
E gjithë kjo vjen në kohën kur Kryeministri i vendit dhe njëherësh Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, iu ka shpallur luftë mësimdhënësve dhe sindikatës që përfaqëson ata. Pak ditë më parë ai ofendoi mësimdhënësit, duke i quajtur fabrikë që prodhon vetëm ‘analfabetë’ që ose përfundojnë në asistencë sociale, ose si krah pune në vendet perëndimore.