19.3 C
New York
Sunday, May 4, 2025

Buy now

Drejtoresha e Federatës Evropiane të Gazetarëve: Situata në Kosovë s’po përmirësohet

Federata Evropiane e Gazetarëve ka ngritur alarmin për përkeqësimin e lirisë së shtypit në Kosovë, pas publikimit të Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit nga Reporterët pa Kufij, ku vendi ka pësuar një rënie të ndjeshme prej 24 pozicionesh.

Në një prononcim për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, drejtoresha e kësaj federate, Renate Schroeder, theksoi se situata në Kosovë është shqetësuese dhe se organizata që ajo përfaqëson po e monitoron nga afër zhvillimin e saj.

“Fatkeqësisht ka shumë vende në Evropë ku ka flamuj të kuq, pra rrezik të lartë siç e dini kjo është puna jonë e përditshme, ne e informojmë Këshillin e Evropës për çfarëdo që ndodh dhe ne shpresojmë se edhe organizmat ndërkombëtar si Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian apo përfaqësuesit e Federatës Evropiane të Gazetarëve, i marrin parasysh shqetësimet tona dhe bëjnë çfarë të munden t’i bëjnë presion edhe Qeverisë, ndonëse me fare pak sukses, por kjo është detyra jonë dhe do të vazhdojmë ta kryejmë atë”, ka thënë Schroeder.

“Pra situata në Kosovë leje që nuk ka qenë e mirë përgjatë viteve të fundit, por as s’po përmirësohet. Arsyet janë gjeopolitike, politike dhe i shohim të gjitha këto nga afër, kudo që jeni, nga kudo që punojnë – gazetarët nuk mund të kërcënohen ndërkohë që e kryejnë punën e tyre”, u shpreh Schroeder.

Të ngjashme

Të fundit