Përmes një postimi në Facebook, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati ka njoftuar që është nënshkruar marrëveshja e re për ndërtimin e 5 shkollave të reja në Kryeqytet.
Ajo njoftoi që shkollat e reja do të ndërtohen në lagjet Arbëria, Mati 1, Kalabria, Qendër dhe Veternik. Shkollat e reja do të ndërtohen me partneritet publiko-privat, në bashkëpunim me Bankën e IFC, njofton Musmurati.
Për më shumë, lexojeni postimin e saj të plotë.