5.5 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Drejtësia u cenua nga politika

- Advertisement -

Sistemi i drejtësisë u vlerësua se shpesh herë u cënua nga politika përmes deklaratave dhe qëndrimeve publike të tyre. Këto shqetësime përpos shoqërisë civile, u adresuan edhe në raportin e progresit.

Është pushteti i tretë në Republikën e Kosovës.

Por, sistemi i drejtësisë, shpesh herë atakohet nga pushtetet e tjera.

Madje përgjatë vitit 2023, shumë raste të tilla morën vëmendjen e publikut, shoqërisë civile dhe u reflektuan në raporte ndërkombëtare.

Si të papranueshme dhe shqetësuese, vazhdojnë të quhen deklaratat e qeveritarëve karshi Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor.

Jashtë standardeve evropiane dhe Kushtetutës së Kosovës, vlerësohet çdo deklaratë që komenton dhe ndërhyn në punët e sistemit të drejtësisë.

Në raportin e progresit, u ngrit si shqetësim për pavarësinë e gjyqësorit, vendimi i qeverisë për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe miratimi i Ligjit të pagave nga Kuvendi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit