13.1 C
New York
Sunday, November 16, 2025

Buy now

Drejtësi për çlirimtarët, shqiptarët gati për protestën në Strasburg

- Advertisement -

hqiptarët nga anekënd bota kanë nisur të mblidhen para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës në Strasburg, aty ku do të protestohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Rreth 6 mijë protestues është paralajmëruar të marrin pjesë në këtë organizim, i cili shënon të katërtin me radhë, dhe zhvillohet nga ora 13:00.

Protestuesit që janë mbledhur tashmë para Këshillit të Evropës, brohorisnin njëzëri “UÇK, UÇK”.

Pas Prishtinës, Hagës dhe Tiranës, kjo protestë e radhës zhvillohet në Strasburg, derisa pritet të ketë pasuese edhe në Maqedoni të Veriut, por jo edhe në Luginë të Preshevës shkak i mundësisë së incidenteve e arrestimeve nga policia serbe.

Të ngjashme

Të fundit