“E gjithë partia demokratike ka pasur pakënaqësi të mëdha për sjelljen e qeverisë për këto pesë vite. Nuk kanë qenë në nivelin e duhur kujdesi i shtetit të Kosovës ndaj njerëzve që kanë udhëhequr luftën e Kosovës,
Ky ka qenë një detyrim që ka pasur Kosova. Nuk jemi të kënaqur sepse, siç e dimë, Kosova ka pasur edhe problem me financimin e mbrojtjes së të akuzuarve sepse ka kushtuar shumë. Nuk kemi pasur mbështetje në nivelin e duhur.
Nuk është vonë sepse fjala përfundimtare do të jetë për pak ditë dhe do të kenë kohë gjyqtarët, tre deri në pesë muaj, që të marrin vendimin dhe gjatë kësaj kohe ne duhet të kujdesemi që çdo gjë të bëhet sipas ligjit.
“Drejtësi, jo politikë” është slogani i protestës që do të organizohet më 17 shkurt, ku të gjitha partitë kanë konfirmuar mbështetjen. Pres që të marrin pjesë mbi 200 mijë shqiptarë anë e mbanë botës dhe besoj se do të jetë marshimi më i madh në historinë shqiptare”, u shpreh Gruda ndër të tjera për Euronewsal






