Riviera e jugut vijon të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare të cilat i rekomandojnë udhëtarve që të zgjedhin Shqipërinë për të pushuar këtë verë.
Media prestigjoze “The Sun” thekson se vendi ynë është transfomruar në një destinacion të mirfilltë për Europianet për shkak të plazheve me rërë të bardhë dhe ujërat kristalore të konsideruara nga ekspertët e udhëtimit si “Maldivet e Evropës”.
Sipas medias britanike fluturimet drejt Shqipërisë janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit dhe janë me çmime që nisin nga vetem 19.99 paund .
Në krahasim me vendet e tjera Europiane Shqipëria cilësohet si një vend me çmime të përballueshme .”The sun” shkruan se një krikëll birrë mund të blihet për vetëm 250 lekë ose 2,22 paund dhe një gotë verë për 200-400 lekë ose 1,78- 3,55 paund.
Po ashtu vlerësohet ushqimi mesdhetar ku për një vakt mesatar me tre pjata për dy persona kushton rreth 4500 lekë apo 39,94 paund. Veçohet qyteti i Sarandës, i cili është i vendosur midis detit Jon dhe kodrave të valëzuara .Këtu, vizitorët mund të shijojnë restorantin, pishinën, plazhin me rërë dhe ujërat e pastra kristalore – duke përfshirë shezlongje që varen mbi det dhe pishinë.
Ndërsa Tirana është një destinacion pushimesh më vete, shumica e turistëve e përdorin atë si bazë për të udhëtuar në Rivierën Shqiptare.
Në kryeqytetin e Shqipërisë rekomandohet të vizitohen muzetë e shumtë e sidomos bunkerët.
Gjatë këtij viti Shqipëria ka pritur fluks të turistëve Evropiane e sidomos atyre britanikë .Nga të dhënat zyrtare rezulton se vetëm në 3 muajt e parë në vend kanë ardhur rreth 46 mijë vizitorë nga Britania e Madhe.