-2.5 C
New York
Thursday, January 16, 2025

Buy now

Drejt largimit nga Liverpool, Milan interesohet për Keita

- Advertisement -

Naby Keita do të largohet nga Liverpooli gjatë merkatos së verës.

Mesfushori afrikan është futur në muajt e fundit të kontratës me Liverpoolin dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj, duke vendosur të largohet si futbollist me parametra zero.

“The Mirror” ka raportuar se Milani është futur në garë për transferimin Naby Keitas, pasi kuqezinjtë kanë nevojë të përforcohen në repartin e mesfushës.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli e pëlqen shumë mesfushorin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij në San Siro.

Paolo Maldini ka kontaktuar agjentët e futbollistit për të diskutuar rreth kushteve që kërkon Keita. 28-vjeçari këtë edicion nuk ka pasur shumë hapësira, por ka vuajtur edhe nga dëmtimet dhe për këtë arsyeje ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje.

Përveç Milanit në garë për Keitan janë edhe Roma, Inter, Leipzig dhe Monaco.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit