11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Drecun e pranon se Serbia dërgoi dokumente në Gjykatën Speciale: Aty po gjykohet UÇK-ja

- Advertisement -

Sot ka nisur në Hagë gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së. Dhe një gjë e tillë ka nxitur reagime të shumta, madje edhe në Serbi.

Kryetari i “Komisionit Parlamentar të ashtuquajtur për Kosovë dhe Metohi”, Millovan Dreçun, ka komentuar fillimin e gjykimit duke thënë se “e gjithë UÇK-ja ishte në Hagë”.

Ai shtoi se pala serbe ka dhënë një kontribut vendimtar për të dëshmuar se “kishte një ndërmarrje të përbashkët kriminale te UÇK-ja, pra se UÇK-ja ishte e organizuar në mënyrë hierarkike”, përcjell Kosovo-Online.

Drecun shtoi se ishin mbledhur më shumë se 30 mijë dokumente me prova dhe qindra dëshmi të ndryshme.

“Ka edhe prova të mbledhura nga grupi punues që kam formuar dhe i cili ka punuar për gjashtë vjet për të mbledhur prova dhe fakte,”, u shpreh deputeti serb.

Sipas tij, ish-krerët e UÇK-së po akuzohen si për faj individual ashtu edhe për “ndërmarrje të përbashkët kriminale”

“Sado që mundohen të thonë se ky nuk është gjykim i UÇK-së, në fakt është gjykim i UÇK-së sepse po flasim për një ndërmarrje të përbashkët kriminale…” – vazhdoi argumentet e tij Drecun.

Ai u shpreh se kishin pasur bashkëpunim të mirë me Prokurorinë e Gjykatës Speciale.

“Kemi identifikuar 159 paraburgime, gjashtë prej të cilave në Shqipëri dhe e kemi ofruar gjithë dokumentacionin për këtë gjë. Ata kontrolluan dyzet e më shumë vende, dhe aktakuza bazohet në to. Pastaj thanë (nga Prokuroria Speciale) se krimet do të lidheshin lehtë përmes atyre paraburgimeve.”, tha Drecun.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit